Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka marrë vendimin për largimin përfundimtar nga seanca e sotme të deputetit demokrat Flamur Noka nga parlamenti pas bllokimit të foltores nga ana e këtij të fundit dhe pas tensioneve të seancës së sotme.

Noka bllokoi folotren duke bërë që ministrja Krifca të mbante fjalën e saj nga vendi, teksa deptueti demokrat shkaktonte zhurmë nga foltorja duke përplasur duart.

Nikolla iu drejtua sërish Nokës duke i thënë se i ka dhënë paralajmërimin, tërheqjen e vëmendjes, ndërsa e lajmëroi se është në kushtet e pezullimit dhe largimit nga seanca.

“Zoti Noka jeni në kushtet e nenit 65 kur po mbani foltoren pa asnjë arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Ju kam dhënë masat praparake, ju përjashtoheni nga seanca e sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjellje anti qytetare. Merret masa e përjashtimit për zotin Flamur Noka sepse vijoni të mbani të zaptuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën zoti Noka”, u shpreh Nikolla para dhënies së 5 minutave pushim nga seanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: