Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme është publikuar një video, ku shihet se si digjet flamuri i Republikës së Bullgarisë.

Në video shkruhet se kjo është “përgjigje ndaj historisë së përbashkët”.

Ndryshe, para dy ditëve Bullgaria nuk dha dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian.

Bullgaria, krahas figurës së Goce Dellçevit, insiston që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas kanë rrënjë ose prejardhje bullgare, gjatë luftës së dytë botërore Bullgaria s’ka qenë okupatore dhe se Maqedonia duhet të heq dorë nga pakica maqedonase në Bullgari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb