SHBA

Protesta në Minneapolis të SHBA për vdekjen e një njeriu me ngjyrë ka shënuar viktimën e parë.

Një grua 31-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet pasi po përdorte mjetin e saj për të bllokuar rrugën.

Deona Knajdek ishte brenda automjetit kur një shofer tjetër e përplasi ndërkohë që dyshohet se ky i fundit ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Ai u arrestua në vendin e ngjarjes dhe pse motivi i tij mbetet i paqartë. Tre të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja pasi autori me automjet hyri mes turmës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb