Nxënës dhe prindër gjate protestës për rihapjen e shkollës kanë bllokuar 3-4 minuta qarkullimin në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd. Pas  kësaj, policia ka ndërhyrë duke rikthyer normalitetin.

Sipas policisë, banorët nuk kishin kërkuar leje më parë. Ndërkohë, është bërë e mundur edhe identifikimi  i organizatorëve, të cilat me veprimet e tyre bllokuan rrugën.

Policia ka deklaruar se në vijim do të shoqërohen përgjegjësit dhe do japin llogari sipas parashikimit ligjor.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb