Chelsea dhuroi blofin më të madh në xhiron e parë në fazën e grupeve. Londinezët u mposhtën në transfertë përballë Dinamo Zagreb, një humbje minimale 1-0, por që djeg shumë.

Blutë konfirmuan edhe një herë sezoni i tyre aspak pozitiv, vërtetuan edhe një herë problemet e mëdha që kanë në prapavijë. Goli i Orisic në minutën e 13-të është treguesi më i qartë.

Tuchel lëvizi të gjithë kartat në fraksionin e dytë, i dhuroi debutimin në Champions edhe Armando Brojës, por as sulmuesi kuqezi nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e këtij takimi. Paraqitja e Brojës ishte në sinkron me pjesën tjetër të ekipit, nën mesatare:

Jam i zemëruar me veten time, jam i zemëruar për paraqitjen. Kjo ishte një paraqitje e tmerrshme nga të gjithë ne. Nuk ishim mjaftueshëm preciz, nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Nuk funksionojë asgjë, ndaj humbëm”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb