Tottenham Hotspur dhuroi surprizën më të hidhur në ndeshjet e dyta në fazën e grupeve. “Gjelat” pësuan një humbje që shumë pak veta e imagjinonin, 1-0 ndaj Antwerp. Këtë humbje nuk e ka pritur mirë as trajneri Jose Mourinho i cili ka reaguar në faqen e tij në “Instagram” duke i bërë një surprizë po aq të hidhur lojtarëve të tij:

Mourinho
Mourinho

“Paraqitjet e shëmtuara meritojnë pasoja të këqija. Shpresoj që të gjithë në këtë autobus të jenë të shokuar po aq sa edhe unë. Të premten në orën 11:00 të gjithë në stërvitje”, shkruan Mourinho në postimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb