TIRANE

E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” moderatorja Çenkuela Hasa foli për projektin e saj më të ri në News 24. Emisioni “Fit Station” premton se do të ndryshojë lifestyle-in e shqiptarëve por edhe do i motivojë të jetojnë sa më shëndetshëm.

Audienca ka qenë e lartë në dy puntatat e para të transmetuara si rubrikë në emisionin “Rrugëtim më Anilën” por nga kjo e shtunë emisioni “Fit Station” nis rrugëtim e tij për në ekranet e shqiptarëve. Moderatorja Çenkuela Hasa tha se emisioni do të jetë i mbushur me këshilla të dobishme për shëndetin që do të vijnë thjeshtë për të gjithë.

“Të shtunën ishte prezantimi i emisionit tim premierë, shkoi shumë mirë edhe nga vetë emri i emisionit kushtohet rëndësi personazheve të ndryshëm, jetesës së shëndetshme, të ftuar kisha kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Rudina Hajdarin.

I kemi sjellë në një këndvështrim të ndryshëm për shikuesit, duam të përfshijmë informacionin si te jetojmë në mënyrë të shëndetshme, do kemi personazhe me histori motivuese tek pjesa e transformimeve fizike.

Ju të gjithë në News24 më identifikoni si vajza që ju kritikoj pse nuk ke marrë bukë me vete, siç të kam sugjeruar. Realisht ato që themi njerëzit duhet të përpiqen t’i praktikojnë. Është investimi më i mirë, ushqimi është shumë i rëndësishëm për ata që duan të humbasin peshë, të gjithë informacionet do vijnë soft në këtë format, unë e them që i ngjan pak instagramit, i sjellin gjerat natyrshëm. Vjen lehtë dhe thjeshtë sikur kemi një telefon në dorë dhe lundrojmë nëpër faqe e nëpër këshilla. Personazhi im i fundit ishte Rudina Hajdari, dy personazhet e parë ishin figura politike, por do ketë personazhe të ndryshme nga fusha të ndryshme, do kemi spikera lajmesh edhe nga televizioni News 24.

Rudina Hajdari zgjohej që në 7.00 të mëngjesit për të shkuar në plestër, për të mbajtur veten ne forme e kishte marrë kulturë nga SHBA. Më është dashur ta realizoj një puntatë të plotë me Veliaj, terreni është i vështirë, për të realizuar intervistën me Veliaj kam studiuar motin për 1 javë madje gjatë piknikut nisi shiu, e mora me sportivitet.

Është një skuadër e madhe nga pas që më ndihmonë si regjisori Andi, Isi dhe Klajdi. Ka ditë që ne e teprojmë dalim me miqtë, edhe në ditët që ne e teprojmë e rëndësishme është të kthehemi tek zgjedhjet e duhura të nesërmen. Edhe tek unë në ditët që e teproj lexohet…

Përgjithësisht unë komunikoj me ndjekësit ajo që promovoj është një jetesë e shëndetshme, jam shumë kundër dietave drastike apo regjimet e rrepta ushqimore, unë jam për alternim. Kur gatuajmë për familjen të përfshijmë frutat perimet të kemi kujdes me sasinë e brumrave, të shikojmë sa bukë konsumojmë. Më vijnë shumë pyetje si mund të humbas peshë, apo edhe nga njerëz që janë aktiv në palestër. Do të përfshi j në emision edhe zërin e një nutricionisti, do jetë një instruktor i një palestër dhe dikë që ka humbur peshë, që nga emër dihet target audienca që i dedikohet. Javën tjetër do flasim për të gjithë ata që dëshirojnë të nisin një dietë, kjo është tema e së shtunës së ardhshme.

Videot ju do të keni mundësi që t’i ndiqni online, në Youtube në News 24 Albania, në Facebook, jemi me gjithë programacionin e News24 dhe jo vetëm me lajmet. Unë i ftoj shikuesit të na ndjekin çdo të shtunë në orën 21.00”,-tha moderatorja e emisionit më të ri në News 24 “Fitstation” Cenkuela Hasa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb