Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), u zotua të vazhdojë kontrollin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Bolivisë, pavarësisht akuzave se ishte gati të konfirmonte fitoren e presidentit Evo Morales, fitore kjo, e dyshuar si e manipuluar.

“Populli i Bolivisë meriton gjithë sigurinë teknike, gjyqësore dhe politike, më të domosdoshme se kurrë”, shkroi në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i OAS, Luis Almagro.

OAS kontrolloi rezultatet e zgjedhjeve pasi akuzat për mashtrim krijuan një valë protestash mbarëkombëtare, që kanë shkaktuar të paktën dy viktima.

Demonstruesit fillimisht kërkuan raund të dytë zgjedhjesh, por tashmë po bëjnë thirrje që Morales të tërhiqet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Kundërshtarët e Morales-it u përballën sot me përkrahësit e tij në Cochabamba, ku u raportua të paktën një person i plagosur.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb