Beyonce ka publikuar në websajtin e saj zyrtar disa foto nga ditëlindja e 39-të dhe sigurisht vëmendjen e ka marrë një foto ku diva shfaqet me vajzën e saj, vogëlushen Blue Ivy Carter.
Nënë e bijë shfaqen me rroba banjoje të njejta, me model të njëjtë flokësh dhe kopje të njëra-tjetrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një foto tjetër Beyonce dhe Blue Ivy shfaqen, duke mbajtur lule teksa qeshin të lumtura krah njëra-tjetrës.

Një set tjetër fotografish tregon se Beyonce e ka festuar 39-vjetorin me familjen. Këngëtarja shfaqet me vajzën 3-vjeçare, Rumi Carter, ndërsa Blue ndodhet krah saj.

Familja Carter ka festuar në plazh e kjo shihet në fotot e tjera ku Beyonce shfaqet duke luajtur në rërë me vajzat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: