GREQI

Numri i të prekurve në Greqi është rritur në 117 raste pas përditësimit të fundit të shifrave nga ministri i Shëndetësisë Sotiris Tsiodras.

Në fakt aty ku i ngrit një alarm i madh, në ishullin Limnos me ”Blue Star Mykonos”, personi i cili kishte shfaqur simptoma dhe dyshohej për koronavirus rezultoi negativ duke hedhur poshtë mundësinë që të kishte infektuar 115 personat e tjerë që ishin vetëkarantinuar.

Por një punonjës i gazetës së Kathimerinit si dhe një tek kanali televiziv grek ERT janë konfirmuar me koronavirus. Ndërkohë Greqia qëndron në vend të parë sa i përket numrit të të prekurve nga koronavirusi me vetëm një viktimë. Shteti ka marrë masa duke mbyllur institucionet shtetërore bashkë me ato arsimore dhe duke boshatisur restorantet e lokalet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb