Një tjetër personazh, ‘i pikturuar’ nga gazetari Ben Blushi i cili këtë radhë sjell takimin me Xhoanën në hyrje të varrezave të Durrësit.

Blushi tregon se e gjeti duke lexuar vajzën që sot kishte dalë në vend të nënës për të shitur lule.

VAJZA QË SHET TULIPANË
Rruga më çoi te varrezat e Durrësit. Në hyrje ishte një vajzë duke lexuar.
Çfarë libri lexon, e pyeta
Mbaron me ne, tha vajza
Për çfarë flet ky libër?
Flet për një dashuri të vjetër dhe një dashuri të re, tha vajza
Si quhesh, i thashë
Xhoana,
Çfarë bën këtu?
Po shes lule
Nga je?
Nga Dibra, tha Xhoana
Ti shet lule për varret?
Sot nuk është mami dhe po shes unë
Ka shumë vdekje tani?
Shumë, tha Xhoana, dje ishin 9 vdekje në një ditë
Sa kushtojnë këto lule, e pyeta
Origjinalet vijnë nga Holanda, tha Xhoana
Çfarë janë, e pyeta
Tulipanë, tha Xhoana
Sa kushton një tulipan?
1 mijë lekë, tha Xhoana

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb