TIRANË- Deputeti dhe themeluesi i partisë Lista e Barabartë, Ben Blushi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kujtuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në festën e Çlirimit.

Ai ka publikuar një vepër të piktorit Edison Gjergo, një grup partizanësh në natyrë por me një sfond të errët dhe të zymtë, çka për Blushin simbolizon trishtimin e kohës që do vinte më pas.

“Kjo është “Epika e Yjeve të Mëngjesit” e Edison Gjergos. Nga të rrallat piktura te realizmit socialist që simbolizon entuziazmin e Luftës Antifashiste dhe trishtimin e kohës që do vinte më pas. Edison Gjergos iu errësua jeta nga yjet që vizatoi!”, shkruan Blushi.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb