Lojtarët e Shakhtar Donetsk zhvilluan dje ndeshjen e parë miqësore të “turit të paqes”, kundër Olympiacos Piraeus, ndeshje që pa djemtë e De Zerbit të dilnin në fushë me emrat e qyteteve më të prekura nga konflikti me Rusinë.

Në fakt, emrat e Mariupol, Irpin dhe Bucha ishin të shkruara në bluzat portokalli, si dhe qytete të tjera të përfshira. Në tribunat e stadiumit të Athinës, 176 lodra ishin vendosur në karriget bosh në kujtim të fëmijëve të vrarë në luftë.

Shakhtar Donetsk Toys Olympiacos 768x512
Shakhtar Donetsk Toys Olympiacos 768×512

Këto janë fjalët e kapitenit Taras Stepanenko: “Para ndeshjes fola me shokët e skuadrës, duke kujtuar atë që ndodh në Ukrainë. Pas kësaj, shumë u përlotën nga emocioni”.

Skuadra ukrainase humbi 1-0.  Të enjten më 14 prill do të rikthehet në fushë Shakhtar Donetsk kundër Legia Gdansk, më pas më 19 në Stamboll do luhet ndaj Fenerbahçes dhe më 1 maj në Split do maten forcat me Hajdukun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb