Kompania ajrore britanike “British Airways” përshëndeti sot një etapë pozitive në konfliktin në lidhje me pagat e pilotëve, të cilët kërcënuan se do të bënin grevë për Krishtlindje.

“Kjo është një etapë pozitive”, deklaroi pa shumë komente kompania pas një informacioni nga “Financial Times”, sipas të cilit dy palët kishin arritur një marrëveshje mbi pagat, që pritet të votohet nga pilotët e BA.

Nëse këta të fundit e miratojnë, ashtu si rekomandon sindikata e tyre Balpa, sipas FT, kjo do t’i jepte fund një konflikti të gjatë disamujor, pas dy ditëve grevë më 9 dhe 10 shtator.

Këto greva kanë shkaktuar anulimin e të gjitha fluturimeve këto dy ditë.

Sipas të përditshmes FT, kompania ka shtuar një klauzolë mbrojtëse për të kompesuar inflacionin, në rritjen e ardhshme të pagave me 11,5% në tre vjet.

Ajo ka propozuar gjithshtu përmirësim të kushteve të punës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb