Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje deputetëve të mbështesin propozimin e tij për zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor, duke shtuar se parlamenti u tregua i paaftë për të miratuar vullnetin e popullit britanik.

 

“Unë thjesht nuk besoj se kjo Dhomë është e aftë të përmbushë prioritetet e njerëzve, edhe nëse kjo do të thotë Brexit apo diçka tjetër. Duhet të ketë një afat të caktuar për këtë debat”, deklaroi Johnson.

“Duhet të jetë 12 dhjetori si një përfundim i gjithë kësaj, një përfundim parlamentar në të cilin të gjithë mund të besojnë”, shtoi Johnson.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb