Ish-lojtari i Schalke, Kevin-Prince Boateng është duke shijuar pushimet bashkë me bashkëshorten Melissa Satta dhe djalin e tyre një vjeçar, Maddox.
Në fotot e fundit të tyre tregohet një familje shumë e lumtur, sidomos çifti i cili nuk ka kursyer puthjet në plazh. Melissa dukej në formë të shkëlqyer fizike.
“Pushime me familjen, nuk ka gjë më të mirë”-ka shkruar ajo në këtë rrjet social. Melisa dhe Princ janë në lidhje që nga tetori i vitit 2011, ndërsa në korrik të vitit 2012 ata u martuan.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb