VJENE

Bob Dylan nevrikoset me fansat gjatë një koncerti në Vjenë. Në fillim këngëtari i njohur acarohet me ta për shkak të fotove të shumta që ata shkrepnin me celularet e tyre gjatë koncertit më pas ndalon e iu drejtohet” Doni që të pozoj për të bërë foto apo të nis të këndoj?



Kantautori i çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2018 arriti deri aty sa ndërpreu interpretimin e këngës ‘Blowin’ in the wind” për të qortuar publikun. Në momentin që këngëtari lëvizte nëpër skenë dhe u fliste fansave pengohet dhe gati rrëzohet nga skena. Më pas bën një ndërprerje të shkurtër dhe rifillon me pas koncertin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb