Boban, ish futbollisti i shquar i Milanit, nuk ka qenë dakord me mënyrën se si po drejtohet ish klubi i tij. Ai madje nuk lë as pa përmendur edhe Zlatan Ibrahimoviç:

“Ibra është një gjeni, por une ende edhe sot nuk e kam kuptuar mirë se cili është roli i tij në klub, cilat janë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij brenda klubit. Gjithsesi shpresoj që të jetë ai i qartë, sepse në fund të sezoni ai do të jetë personi që do të jap llogari për objektivat e realizuar nga ekipi.

Nuk më ka ardhur mirë, që ekipi kampion me Piolin i 3 sezoneve më parë, në njëfarë mënyre u shpërbë, ndërkohë që do të kishte qenë më mirë, që të ruhej boshti dhe mbi të të ndërtohej një ekip i fortë për të ardhmen.”, theksoi kroati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: