Armando Broja, pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë, vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve. Nëse në Premier League, janë zbutur disi ofertat, emri i sulmuesit kuqezi mbetet një temë e hapur në Serie A. Fillimisht u fol për një interesim nga ana e Milan, por së fundmi, sipas La Gazzetta dello Sport:

Brohja
Brohja

Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Victor Osimhen. Në fakt, edhe më herët u fol për një afrim të mundshëm të Brojës te Napoli, por kjo lëvizje përforcohet gjithnjë e më shumë nga e përditshmja më e madhe italiane.

Gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport: Napoli është i detyruar të sheh disa nga yjet e ekipit, i pari në listën në dalje është Osimhen pasi është lojtari që mund të sjell më shumë të ardhura, afro 100 milionë euro.

Broja
Broja

Në rast se Osmihen do të largohet, Napoli do të përqendrohet të bind Brojës, një Bobo Vieri i ri shkruan Gazzetta, një 20-vjeçar në pronësi të Chelsea, i dhënë në formë huazimi te Southampton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: