Koncerti i Pashkëve i Andrea Bocellit, ”Muzikë për shpresën”, nga Katedralja e Milanos theu rekordin me 32 milionë klikime në 24 orë.

“Një koncert që kapërceu fenë, kombësinë, epokën demografike dhe madje edhe preferencat muzikore dhe që do të bëhet ngjarja kryesore kulturore e pandemisë”, shkruan faqja e njohur ”Variety”.

”Gjithçka filloi si një ngjarje lokale e kërkuar nga kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala. Dhe gjithashtu si askush nuk mund ta imagjinonte se gati tre milionë njerëz në mbarë botën do të kishin hyrë në YouTube për të parë një koncert muzikor të shenjtë prej vetëm 25 minutash, për të mos thënë që të hënën në mbrëmje performanca do të kishte ‘pushtuar’ 32 milionë klikime”, shton ”Variety”.

”Në fakt, ky koncert, publiku kryesor i të cilit mund të ishte vetëm ai i adhuruesve të muzikës klasike, tejkaloi gjithçka”, thotë kjo faqe.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj, mjafton të merrni në konsideratë se në vitin 2018 performanca e Beyonce në Coachella Valley, e cila mbajti rekordin e mëparshëm në YouTube dy vjet më parë, kishte rreth një të gjashtën e shikuesve të Bocellit, pra diku te pesë milinë klikime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb