Deputeti i PD Luçiano Boçi në një reagim në Facebook a denoncuar se Bashkia e Elbasanit u ka marrë të gjithë atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike firmën se do të votojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Kjo sipas tij është bërë duke i dhënë pako me ndihma.

“Ata marrin një pako, nëse firmosin njëlloj si skllevërit e tjerë të ndihmës ekonomike”, shkruan Luçiano Boçiano.

REAGIMI I PLOTË:

Reagimi absurd i bashkisë së Elbasanit ndaj denoncimit për blerje votash përmes një shoqate ndihmash provon jo vetëm krimin zgjedhor të partisë socialiste. Ajo dëshmon dështimin e plotë të qeverisjes së tyre.

Një vërtetim i lëshuar nga Njësia Administrative Papër thotë se Familja në nevojë ekonomike, meqë nuk merr ndihmë ekonomike prej bashkisë, meriton të marrë ndihma humanitare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Cila shoqatë në botë pranon certifikata shteti për të lexuar dorën e shtrirë për mëshirë?

Bashkia e Elbasanit u ka marrë të gjithë atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike firmën se do të votojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Ata kanë dorëzuar shpirtin, kartën e identitetit dhe dinjitetin, gjunjëzuar prej mjerimit dhe urisë.

Tani, përmes një shoqate – Bashkia e Elbasanit ka pafytyrësinë të blejë edhe shpirtrat e atyre që e di se e meritojnë ndihmën, por ajo nuk do t’I ndihmojë. Ata marrin një pako, nëse firmosin njëlloj si skllevërit e tjerë të ndihmës ekonomike.

  • foto galeri

Ky është TURP! Kjo është MIZORI!

Veprimi është KRIM ELEKTORAL ndërsa guximi për ta bërë është pafytyrësia më e hidhur e një rregjimi arrogant, ngritur mbi shpatullat e ngushta të një rrethi abuzuesish.

Çdo akt nga zyrat e bashkisë deri tek ndarja e kutive me ndihma është e dokumentuar me prova, për të cilat ekspertët ligjorë janë duke punuar për t’I dërguar brenda kësaj jave në SPAK. Dosja e abuzimit në institucionin e kalbur të bashkisë Elbasan, do të jetë shumë voluminoze me fakte dhe prova të tjera. Të gjitha janë dokumentuar.

Ftoj institucionet e drejtësisë te reagojnë sa më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: