Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar foto nga takimi i Partisë Socialiste në Prrenjas, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe u prezantua kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për këtë Bashki.

Në foto shihen disa rreshta me karrige bosh. Boçi shkruan se braktisja e madhe ka filluar.

“Ja dhe takimi i Ramës në Prrenjas. I shkuan karriget kot… Braktisja e madhe ka filluar. Nuk ka më nerva njeri të dëgjojë shfazimet e një puçisti institucional, hajduti serial e një mashtruesi maniak. Zgjedhje më 30 Qershor nuk ka! Këtë e dinë të gjithë, përveç ‘budallait të fshatit’ që shëtit me karrige në brez!!!!!”, shkruan ish-deputeti demokrat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb