Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi përmes një statusi në ‘Facebook’ ka kujtuar grevën e urisë të studentëve të Infermierisë në vitin 2015. Ai theksoi se Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale, ndërsa shtoi se ata i tërhoqën zvarrë studentët nga greva.

“Atëhere ndjehej cub i fortë, nën eëorinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.
Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues”, shkruan Boçi.

“Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale.
Në 2015, Rama i nxori duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë.
Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.
Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël!
Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale.
Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.
Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!”, thuhet në postimin e deputeti të PD-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb