Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boci përmes një postimi në rrjet akuzon kryeministrin Rmaa se ka fyer një nenë, pse i tha të vërtetën për Covidin në shkolla.

Sipas Boçit, Rama deshtoi pasi nga qendra të dijes i ktheu shkollat në qendra të përhapjes së infeksionit.

STATUSI I PLOTE
Qytetarja ia plas të vërtetën në sy Ramës.
13 mësues në shkollën e fëmijës së saj janë me covid-19.
Fakti është urdhëruar të mbahet i fshehur nga drejtuesit, megjithëse të gjithë e dinë burimin dhe covid-i është shtruar aty këmbëkryq.
Asnjë klasë, denoncon qytetarja, nuk ka kaluar megjithatë në karantinë.
Në fund i kërkon atij të reflektojë.
Por Kryeministri harbut, i mësuar me sharje e ofendime, i mbyll komunikimin me justifikimin se gjuha qytetare e prindit, nuk është e papërshtatshme.
Por ajo që i dhemb Ramës si sharës i certifikuar, nuk aspak është gjuha realisht shumë etike, por është dështimi i dëshmuar me fakte e gjuhë qytetare!
Ndërsa Rama shan, përqesh, braktis mësuesit mjekët, qytetarët, dhe majm klientët e inceneratorëve e PPP-ve, shkollat janë shndërruar nga qendra të dijes në qendra të infeksionit, për shkak të dështimit të tij.
10 mësues kanë humbur jetën.
600 të tjerë janë infektuar.
1300 nxënës po të infektuar.
Me Ramën nuk vazhdohet më!!!!
Më të nuk ka as shëndet, as dije, as
mirëqënie, as siguri, as shpresë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: