Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi shkruan përmes një statusi në facebook, se pas 30 qershorit Rilindja sot po lavdërohet për faktin e është hajdut
“Të lavdërohesh se je hajdut. Kjo po ndodh me Rilindjen…Pasi nxorrën me përdhunë administratën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën kutitë, krenohen me hajdutërinë e tyre live.” Shkruan Boçi ndërsa shton se socialistët po dalin në takime e i bien gjoksit se kanë futur vota në kuti nga frika e refuzimit që i bënë Shqiptarët dhe këtë hajdutëri e kanë bërë në emër të shqiptarëve.
“5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë. E njëjta situatë në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd, Prrenjas e Belsh. Kështu në gjithë Shqipërinë. Të lavdërohesh se je hajdut votash do të thotë as më shumë e as më pak, të hash turpin me vota!!!!” -përfundon Boçi reagimin e tij.
(BalkanWeb)