TIRANË-Deputeti Ridvan Bode nuk e ka frike ligjin antiduhan. Në këto foto mund të shihni lehtësisht sesi deputeti demokrat pas përfundimit të mbledhjes në një prej komisioneve kuvendore, zbret shkallët me një cigare të ndezur ndër gishta.
Ndërsa ligji antiduhan ka hyrë fuqishëm në gjithë vendin ku duhanpirësit dhe lokalet janë gjobitur në rast të shkeljes, Bode rebeli e ndez pikërisht në ambientet publike të Kuvendit.

Një vit më parë Ministri e Shëndetësisë pasi propozoi dhe mori miratimin në Parlament për ligjin antiduhan, langoi moton “Është koha që t’i themi ndal duhanpirjes në mjedise publike!”.

Ligji parashikon që për subjektin ku lejohet pirja e duhanit gjoba është parashikuar të jetë 50 000 lekë të reja, kurse për individin duhanpirës të jetë 5 mijë lekë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: