Bodo/Glimt befason sërish Romën, këtë herë duke i rrëmbyer një barazim 2-2 në stadiumin Olimpik dhe mbi të gjitha kreun e Grupit C në kuotën e 8 pikëve, një më shumë se verdhekuqtë. Me apo pa Kumbullën në fushë, ekipi i Jose Mourinho dështoi sërish, nuk arrin të reagoj as në Conference League përballë një rivali modest. Norvegjezët ishin të parët që kaluan sërish në avantazh, në limitet e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ishte El Shaarawy që barazoi provizorisht rezultatin. Bodo/Glimt kaloi sërish në epërsi në minutën e 65-të duke vënë në vështirësi kryeqytetasit. Për të shpëtuar Mourinhon mendoi Ibanez në minutën e 83-të.

Mourinho
Mourinho

Si gjithnjë Mourinho përpiqet të largojë presion nga ekipi në deklaratat për shtyp, duke u ndal sërish tek Kumbull, edhe pse në këtë sfidë qendërmbrojtësi kuqezi nuk u aktivizua për asnjë minutë: “Rezultati i lojës ishte 2-2, por dy penallti të pa dhëna ndaj nesh ishin të qarta si dita e diellit. Mund të flasësh çfarë të duash, por rezultati është 2-2, ata kishin dy goditje në portë dhe shënuan dy gola. Më duhej ta mbroja Kumbullën, sepse ai luajti keq në ndeshjen e parë dhe kjo nuk ishte ndeshja e duhur për të. Kështu që më duhej të vendosja Kristanten në mbrojtje”, u shpreh ndër të tjera Mourinho që këtë barazim ia faturojë arbitrave të ndeshjes duke i konsideruar pa eksperiencë për ndeshje të tilla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb