TIRANE- Policia e Tiranës ka sekuestruar mbi 1 kg heroinë, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona. Në kuadër të operacionit antidrogë ‘Body’ pas hekurave përfunduan Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar dhe Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë.

Në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një automjet po transportonte lëndë narkotike të forta, në rrugën nacionale Durrës-Tiranë në vendin e quajtur Kashar, menjëherë është organizuar puna , ku në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja” është bërë kapja në flagrancë e shtetasve të sipërpërmendur.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se ku brenda automjetit tip Mercedez Benz me targë AA 221 IS që drejtohej nga Anest Koromani, është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 561 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Heroinë”.

Në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit. Mësohet se heroina ishte fshehur në 5 kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së Beqajt është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 gr heroinë.

Provat materiale te sekuestruara janë:
Sasia prej 1 kilogramë e 69 gramë lëndë e dyshuar si “Heroinë.
-4 Telefona celulare
-1 Automjeti tip Mercedez Benz me targa AA 221 IS.
-5 (pesë) kuti bojrash me mbishkrimin “Liquid Body” .
-Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar do te kapte vlerën prej rreth 70 mijë Euro po të shitjen me doza.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe Shitje të narkotikeve ne bashkëpunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: