Autoritetet amerikane kanë gjetur një tjetër defekt tek Boeing 737 Max.

Lajmin e bën me dije Cnn që citon disa burime, sipas të cilave defekti do të vonojë rikthimin në fluturim të 737 Max, duke e lënë në tokë pas dy aksidenteve të rënda të Lion Air dhe Ethiopian Airlines.

“Kemi gjetur një tjetër rrezik tek Boeing’ thotë Federal Aviation Administration, pa dhënë detaje se kur këta avionë do të kthehen në fluturim.

‘Kur të jemi më të sigurt që çdo gjë është Ok këta avionë do të kthehen në qiell’, shkruajnë burimet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: