Empoli është kthyer në një “strehë” të rëndësishme për futbollistët shqiptar. Pas Nedim Bajramit, fantazisiti që po shkëlqen me paraqitjet e tij në Serie A, ku së fundmi është bërë pjesë edhe përfaqësueses kuqezi, një tjetër lojtarë që po fiton pak nga pak statusin e titullarit është edhe Kristjan Asllani, lojtar për të cilin Erjon Bogdani pak kohë më parë në intervistën e tij për “Sport News”, në “News24”, u shpreh se do të jetë një pikë referimi në Kombëtare.

Në dy sfidat e fundit në Serie A, Asllani ka zbritur në fushë si titullar, për këtë temë është pyetur edhe trajneri i Empolit, Andreazzoli:

“Sa është rritur Asllani në këto dy sfida të fundit si titullar? Mbetet për tu verifikuar, por ne ishim të bindur duke parë rritjen e tij në 6 muajt e fundit. Djaloshi është i zoti, po tregon atë që mendonim, shpesh edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera trajneri i Empoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb