I ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, demokrati Gert Bogdani, ka komentuar humbjen e Egjiptit me rezultatin 3-1 kundër Rusisë.

Për Mohamed Salah, pritej të ishte ylli i ndeshjes

“Është padiskutim një lojtar i frikësuar pas finales së Championsit. Nuk mendoj se ishte në gjendje të luante por skuadra dhe ai e morën atë rrezik.”

Për paraqitjet e Rusisë

“Rusia ka një avantazh shumë të madh që është publiku. Mënyra sesi e kanë nisur besoj iu jep një avantazh pozitiv. Po ta vëmë re kur luajnë kombëtaret e tjera nuk e kanë atë mbështetje.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb