Bashkimi Europian do të vendosë një mision zgjedhor në Venezuelë vetëm nëse përmbushen kushtet për zgjedhje transparente, deklaroi sot kreu i politikës së jashtme të Bllokut, Josep Borrell.

“Për të vendosur një Mision për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, BE-ja kërkon kushte minimale të garantuara të besueshmërisë, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, si edhe aftësinë për të vëzhguar procesin zgjedhor pa ndërhyrje, përfshirë qasje pa pengesa”, tha diplomati i lartë i BE-së.

Borrell sqaroi se BE-ja kishte marrë një ftesë nga qeveria e presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, për të dërguar një mision shoqërues të zgjedhjeve për sondazhin parlamentar të planifikuar më 6 dhjetor, duke e quajtur këtë një koncept të huaj për praktikën e Bllokut.

Më shumë se 25 parti opozitare kanë njoftuar bojkotimin e zgjedhjeve, të cilësuara si “farsë” nga kreu i opozitës, Juan Guaido.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb