Nga: ZONJA VJOLLCA
125 gr miell
2 vezë, pak kripë
1 lgj sheqer pluhur
250 ml qumësht
1 lgj gjalpë i shkrirë
1 lç gjalpë për skuqje
2 kokrra dardha
100 gr gorgonxola
60 gr arra
Disa gjethe radikio

Fillimisht përgatisim brumin e krepave duke trazuar në një tas miellin me kripë, pak sheqer, dhe vezë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar më pas qumështin gradualisht. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë të shkrirë, e mbulojmë brumin dhe e lemë të pushojë për 10-15 minuta. Ndërkohë presim dardhën në feta dhe më pas në kubikë, radikion e presim në shirita, ndërsa djathin gorgonxola e thërrmojmë. Lyejmë tiganin me shumë pak gjalpë, shtojmë në të një garuzhde brumë krepi dhe e pjekim nga njëra anë derisa fillon sipërfaqja të flluskojë vrima vrima. E kthejmë krepin nga ana tjetër, e lemë 1 minutë dhe më pas e largojmë. Kështu vazhdojmë me të gjithë krepat e tjerë. Më pas në qendër të çdo krepi vendosim pak radikio, djath të thërrmuar, arra dhe kubikë dardhe. I mbështjellim krepat si bohçe dhe i shërbejmë menjëherë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb