TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur përmes një postimi në facebook, reagimit të kryeministrit Edi Rama për njollosjen me bojë të godinës së Ministrisë së Brendshme. Rama e quajti veprimin e protestuesve të opozitës si produktin më të mirë për nxirjen e Shqipërisë në Botë, por për demokratin Bardhi, Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në  “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

“ Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! “ -shkruan Bardhi në profilin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb