Drejtuesi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Bojken Abazi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria Kurti ka arritur një fitore fantastike në planin diplomatik.

Abazi shprehet se qeveria Kurti arriti që të bindë SHBA-të që të ndryshojnë qëndrim hap pas hapi për të mos shkëmbyer territoret mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i drejtuesit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në VV Bojken Abazi:

Fitorja më e madhe që ka shënuar Qeveria Kurti deri më sot në rrafshin diplomatik:

  1. Më 18 shkurt 2020 Mattheë Palmer, nga Departamenti i Shtetit, përgjigjet për median “EU Observer” duke thënë se mbetet i hapur ndaj shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nëse palët bien dakord, në një kohë kur plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës ishte i njohur botërisht.
  2. Më 26 mars 2020, Mattheë Palmer, dhe ambasadorët Richard Grenell dhe Philip Kosnett deklarohen se “nuk ka plan” për shkëmbim territoresh, pa deklaruar nëse janë kundër kësaj ideje që është bërë publike nga Thaçi dhe shumë të tjerë.
  3. Më 27 mars 2020, ambasadori Richard Grenell deklarohet më në fund publikisht se është kundër planit për shkëmbimin e territoreve.

Ky ndryshim gradual qëndrimesh i administratës së ShBA-së, në përputhje me interesat kombëtare shqiptare, është arritja më e madhe diplomatike e qeverisë Kurti.

Dinjitet dhe frymëzim për gjithë shqiptarët!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb