Kryetari i Komisionit Hetimor të zgjidhjeve të 25 prillit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e mbledhjes së këtij komisioni, ndërsa ka konfirmuar se bëhet fjalë për një bojkot nga ana e PS-së.

Alibeaj tha se ndonëse sot ishte caktuar mbledhja me dakordësi nga opozita dhe PS-ja, kjo e fundit nuk u paraqit në sallë. Kjo sipas tij me arsyetimin se sot ishte java e gjelbër e Kuvendit dhe kishin vendosur që ta bënin pushim. Sipas Alibeajt

“Siç jeni në dijeni në ditën e parë të mbledhjes së Komisionit kishim një debat për rregulloren. PS kërkoi kohë për t’u përgatitur, konsultuar për mbledhjen e sotme, me qëllim njohjen e rregullores dhe amendamenteve. Në bazë të ligjit mbledhjet thirren nga kryetari i komisionit. Duke vazhduar në vazhdën pozitive të mbledhjes së parë, në konsultim me Toni Gugun i kam komunikuar për mbledhjen e sotme, që do të ishte në datën 20 tetor, ora 15:00. Datë e cila u ra dakord herën e parë, e kërkuar dhe nga ata. Në sallën e byrosë u paraqitën anëtarët e opozitës. U ndodhëm para një befasie të pakëndshme, bojkot nga anëtarët e maxhorancës. Nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte; “meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe të caktojmë një datë tjetër”. Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për t’u mbledhur në një afat 3 mujor. Afati i këtij komisioni është 3 mujor. Sot është dita e 6 dhe nesër e 7, dhe duket fare qartë që mungesa e arsyes, justifikimeve, duket se është strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: