Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reaguar pas lajmit se nxënësit nuk kanë marrë pjesë sot në shkollë, pas protestës së zhvilluar këtë të mërkurë në Rinas, pjesë e së cilës ishin edhe fëmijët, për shkak të bllokimit të rrugës.

Kushi i ka bërë thirrje prindërve që të mos i privojnë fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim.

Reagimi:

Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.

Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: