Boka Juniors ka plane të mëdha sa i takon repartit të sulmit. Skuadra e famshme e Amerikës së Jugut po përpiqet të bindë Edison Kavanin që të pranojë një transferim në Argjentinë. Lajmin e raporton francezja “L’Equipe”.

Dëshira e Bokës është që të krijojë dyshe sulmi me Karlitos Tevezin dhe pikërisht sulmuesin uruguajan. Megjithatë mbetet e vështirë për të bindur sulmuesin e PSG-së, i cili merr një pagë të frikshme në Francë, por gjithsesi “seneisit” duan të provojnë deri në fund.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb