LAS VEGAS – Boksieri Mayweather ka mundur me rezultat unanim 118¬110, 116¬112 dhe 116¬112 Manny Pacquiao¬n, pas 12 raundesh, në sfidën për titullin botëror të peshave të lehta.
Përballja në “MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme. Sipas “MailOnline” biletat ishin shitur deri në 350 mijë dollarë, kurse amerikanët që e kanë parë nga televizori atë mund të kenë paguar rreth 100 dollarë. Me këtë fitore 38¬vjeçari mbetet ende i pamposhtur në 48 ndeshje si boksier profesionist, duke koleksionuar ndër to 26 triumfe me “knock out”. Rivali i tij 36¬vjeçar, Pacquiao, pësoi kështu humbjen e shtatë në karrierë, gjatë së cilës ka arritur edhe 57 fitore, 2 tërheqje. Ka ka 38 fitore me “knock out”. Ndeshja e parë e vërtetë e shekullit ka qenë përballja e parë mes Ali dhe Frazier, të cilët ishin të dy të pamposhtur dhe sërish e mbyllën sfidën me rezultat duke munguar “knock down”¬i, raporton ‘MailOnline’. Pas ndeshjes bokseri filipinas, Manny Pacquiao tha se kjo fitore nuk ishte e merituar. “Mayweather nuk e meritoi fitoren. Ai nuk ka bërë asgjë përgjatë tërë ndeshjes, pasi vetëm mbrohej dhe lëvizte nëpër ring”, tha Pacquiao.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb