Felipe Melo, ish-futbollisti i Interit dhe Juventusit është shquar gjithmonë për karakterin e tij problematik dhe sherret me lojtarët kundërshtar. Braziliani i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e ‘seleçaos’ së fundmi është bërë serish problematik në kampionatin e vendit të tij.

Pamjet e filmuara nga një kamer e sigurisë në stadium tregojnë agresionin e mesfushorit të Palmeirasit, Felipe Melo, në dëm të Klajsonit të Korinthiasit. Gjithçka ka ndodhur para pak kohësh në pushim të ndeshjes derbi mes Palmeirasit dhe Korinthiasit, kur skuadrat po dilnin në fushë.

Pamjet tregojnë se Exhidio i Palmeirasit hedh diçka në drejtim të Klajsonit dhe menjëherë më pas është Felipe Melo, i cili tenton ta godasë me grusht nga prapa kundërshtarin, por del huq.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: