Vetëm pak muaj më parë, kampioni i botës në peshat e rënda Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit. Tani, ai është kthyer në shtëpi në Ukrainë, i përgatitur për të marrë armët për të mbrojtur vendin e tij.

Kur u pyet të martën pse ishte kthyer, ai u përgjigj: “Çfarë do të thotë, pse?”

“Është detyra ime (të luftoj), të mbroj shtëpinë time, familjen time,” tha ai, duke folur për CNN nga një bodrum në Kiev. “Unë duhet ta bëj këtë.”
Ai shtoi se nuk donte të vriste askënd, por do të bënte atë që ishte e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij.

Kur u pyet nëse kishte frikë, ai tha: “Shpirti im i përket Zotit, dhe trupi im dhe nderi im i përkasin vendit tim, familjes sime. Pra, nuk ka frikë. Absolutisht asnjë frikë”.

Dalja e fundit e 35-vjeçarit në ring ishte në shtator kur ai u bë kampion i botës në peshën e rëndë duke fituar një vendim unanim ndaj Anthony Joshua.

Boksierët që luftojnë për Ukrainën
Usyk nuk është i vetmi kampion boksi që ka marrë armët për të mbrojtur vendin e tij nga sulmi i Rusisë.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë dhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha për CNN të martën se është krenar për qytetarët ukrainas që mbrojnë vendin e tyre dhe e sheh betejën përpara si një luftë për të ardhmen e tij. Klitschko dhe vëllai i tij, kolegu i Hall of Fame Wladimir Klitschko, janë zotuar të dy të luftojnë për Ukrainën.

Ndërkohë, kampioni ukrainas i botës në tre pesha, Vasily Lomachenko, i është bashkuar një batalioni mbrojtës në vendin e tij, sipas një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: