Boksieri Oleksandr Usyk është zotuar të luftojë Rusinë deri në vdekje dhe pretendon se “ka një armë” dhe nuk ka frikë të vrasë “nëse duhet”. Kampioni olimpik i Londrës në vitin 2012 që mban disa tituj bote, ka marrë armën dhe ka dalë në betejë si pjesë e ushtrisë së Kievit.

35-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ka dhënë një mesazh të fortë, ndërsa shtoi se ishte i gatshëm që të vritej nëse do të duhej të ruante jetën e të afërmeve të vetë. “Nëse ata duan të më marrin jetën, ose jetën e të afërmve të mi, unë do të duhet ta bëj”, tha Usyk për CNN.

“Por unë nuk e dua këtë. Unë nuk dua të qëlloj, nuk dua të vras askënd, por nëse do të më vrasin mua, nuk do të kem zgjidhje. Ndoshta do të tingëllojë sentimentale, por shpirti im i përket Zotit dhe trupi dhe nderi im i përket vendit tim, familjes sime. Pra, nuk kam frikë, absolutisht asnjë frikë. Ka vetëm hutim – si mund të ndodhte kjo në shekullin e 21-të?

  • foto galeri
  • foto galeri

Të hënën boksieri u shfaq në rrjetet sociale me armë, ndërsa mori edhe mbështetjen e rivalit të tij britanik, Anthony Joshua – me të cilin do të ketë një përballje këtë vit në ring. Usyk tha se nuk ishte i sigurt nëse kur do të kthehej në ring, duke shtuar: “Vendi im dhe nderi im janë më të rëndësishëm për mua sesa një rrip kampionati”. Në një video në Instagram që boksieri bëri javën e kaluar iu drejtua popullit rus me një lutje.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Emri im është Oleksandr Usyk. Unë do të doja të flisja me popullin e Rusisë. Nëse e konsiderojmë veten vëllezër, ortodoksë, mos i dërgoni fëmijët tuaj në vendin tonë, mos luftoni me ne.”, tha ai përmes videomesazhit. Ai gjithashtu i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Presidentit Putin duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe për paqen.

“Ju lutem uluni dhe negocioni me ne pa pretendime. Fëmijët, gratë, gjyshet tona janë fshehur në bodrume. Ne jemi këtu në vendin tonë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër. Ne po mbrohemi. Ndalojeni këtë luftë, ndalojeni. Jo luftës!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb