SHBA

Kubrat Pulev ka puthur në buzë gazetaren. Boksieri i peshave të rënda është kritikuar se puthi një gazetare në fund të intervistës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, ku bullgari Kubrat Pulev mundi rumunin Bogdan Dinu në raundin e shtatë, në Kaliforni.
Pas kësaj ai u intervistua nga gazetarja e “Vegas Sports Daily”, Jenny Sushe.

Gazetarja i drejtoi pyetjen por Pulev nuk iu përgjigj, duke preferuar që ta puthë në buzë. Ajo është zënë ngushtë nga ky incident dhe u përpoq që ta menaxhonte situatën duke buzëqeshur. Ndërsa boksieri i cili është në lidhje me një këngëtaren bullgare është kritikuar për veprimin e tij.

Boksieri bullgar kishte caktuar duel me Anthony Joshuan në vitin 2017 për titullin e botës, mirëpo për shkak të lëndimit ishte detyruar të tërhiqej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb