TIRANE

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja bukuroshe Heidi Lushtaku kanë qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë. Çifti prej disa vitesh është në një lidhje dashurie dhe shpesh i kemi parë në rrjetet sociale të postojnë foto së bashku.

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar ata treguan se ishin duke kaluar një dashuri si në përralla. Gjithashtu dyshja pranuan se ishin duke menduar seriozisht për kurorëzimin e dashurisë së tyre në martesë. Nëse i hidhni një sy profileve të tyre në Instagram janë fshirë të gjitha fotot e tyre sëbashku.

Mirëpo së fundmi diçka e papritur ka ndodhur, Robin dhe Heidi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotot që kishin së bashku. Nëse bëhet fjalë për një krizë mes tyre apo nëse i kanë dhënë fund lidhjes përgjithmonë mbetet për t’u parë në vazhdim.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb