Boksierja australiane Ebanie Bridges, di se si të bëjë për vete fansat e saj. Në momentin e peshimit para një dueli, ajo gjithnjë shfaqet në skenë me bikini, duke treguar të gjitha hiret e saj.

Dhe, këto pamje menjëherë bëjnë xhiron e botës. 35-vjeçarja Bridges, 8 fitore e 1 humbje në karrierë, asnjëherë nuk ka zhgënjyer në këto situata, duke treguar format e saj joshëse pa patur problem ta bëjë këtë gjë.

Bridges dhuron gjithnjë të tilla skena të nxehta në momentin e peshimit. Prej disa vitesh ajo është pjesë e kompanisë Matchroom, që menaxhohet nga Eddie Hearn, që e aprovon këtë linjë të australianes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për paraqitjen time në peshim. Unë jam kjo që jam, e bukur dhe e adhuruar”, tha Bridges, që ka hedhur poshtë kritikat se me këtë taktikë ajo manipulon njerëzit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb