Sportet luftarake, pëfshi edhe boksin, te femrat duket sikur prish sensualitetin. Por ky nuk është rasti i Ebanie Bridges, e cila së fundmi u bë kampione e botës në IBF.

Ajo befasoi botën duke u paraqitur në peshim me të brendshme dhe u është përgjigjur të gjithë atyre që vunë në dyshim aftësitë e saj të boksimit për shkak të hireve.

2

“Ju duhet të jeni shpërqendruar nga format dhe nuk keni parë aftësitë e mia si boksierë. Ndihem krenare për veten dhe ndihem jashtëzakonisht e lumtur. Nuk mund t’i ndaloj komentet për fizikun tim, di të them që marr komplimenta pa fund, ndonjëherë të ekzagjeruara, por sinqerisht do më pëlqente të më uronin edhe për mënyrën se si boksoj dhe sukseset e mia” – u shpreh Ebanie Bridges, e cila tregoi se format e saj morën përmasa të tilla pas u vaksinua kundër koronavirusit.

3

Bridge ka bërë shumë tifozë për vete dhe tashmë në rrjetet sociale ajo ndiqet dyfish. Shumë i shkruajnë: Kur do të peshoheni sërish?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb