Vjen nga Bolivia lajmi i hidhur i vdekjes së një lojtari profesionist për shkak të koronavirusit. Deibert Roman Guzman ishte 25-vjeç dhe luante si mbrojtës në Universitario del Beni, klub që militonte në Copa Simon Bolivar, njëjtë me Kategorinë e Parë në Shqipëri.

Një tragjedi që ka tronditur futbollin lokal sepse një familje e tërë u përgjysmua sepse në pak ditë kanë vdekur për shkak të Covid-19 edhe babai drejtues klubi dhe xhaxhai trajner.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, infeksioni në mushkëri në të treja rastet ishte përkeqësuar kaq shpejt saqë kishte bërë të kotë çdo ndërhyrje. Deibert kërkonte të rigjente kulmin e tij, pasi me të rinjtë kishte lënë mbresa mjaft të mira me kombëtaren U15, U16 dhe U17.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb