Bolivia konfirmoi se kishte penguar hyrjen e diplomatëve spanjollë, të shoqëruar nga personeli i sigurisë, në ambasadën e Meksikës, ku ishin strehuar dhjetëra funksionarë të ish-qeverisë së Evo Morales.

“Persona të identifikuar, si funksionarë të ambadës spanjolle në Bolivi, të shoqëruar nga persona të mbuluar me kapuç, kanë tentuar të hyjnë në mënyrë klandestine në përfaqësinë diplomatike të La Paz-it”, deklaroi shefja e diplomacisë boliviane, Karen Longaric, pa dhënë detaje nëse ky operacion parashikonte riatdhesimin e mbështetësve të Evo Morales.

“Incidenti ndodhi dje në mëngjes, kur anëtarë të personelit diplomatik, të shoqëruar nga persona me fytyrë të maskuar, kanë tentuar të thyejnë një barrierë sigurie të policisë boliviane rreth ambasadës meksikane, që nuk i lejoi të hynin në ndërtesë”, theksoi  Longaric, në një konferencë shtypi.

Shefja e diplomacisë boliviane nënvizoi se personelet diplomatike dhe të sigurisë të ambasadës së Spanjës në Bolivi nuk janë të autorizuar të mbajnë armë, as veshje që fshehin identitetin e tyre, akte që bien në kundërshtim me praktikat diplomatike në fuqi, sipas saj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb