BOLIVI

Një djalë 20 vjeçar ka mbetur i vrarë në Bolivi gjatë përleshjeve të djeshme mes mbështetësve të presidentit në largim Evo Morales dhe policisë.
Lajmin e bëjnë me dije mediat lokale që citojnë burime spitalore. Djali, sipas të dhënave, është goditur me një plumb në kokë në Yapacani, në Santa Cruz, ku mbështetësit e Morales kishin pushtuar bashkinë. Shkon kështu në tetë numri i të vdekurve pas 3 javësh protesta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Presidentja e përkohshëm Jeanine Anez, ndër të tjera ka emëruar 11 ministrat e parë të qeverisë transitore, që sipas saj do të përbëhet nga figura ‘teknike’. Gjatë ditës lista e ministrave do të jetë e kompletuar. Anez, ish senatore e opozitës, është bërë presidente pavarësisht se në dhomën e Senatit nuk u arrit një kuorum i nevojshëm, për mungesë të deputetëve të Lëvizjes qeveritare socialiste (Mas) që kishte 2/3 e numrit të deputetëve në dhomat e Senatit.


Morales, e cilëson emërimin e Anez ‘një të vetëshpallur’ e cila kostituon ‘grushtin e shtetit më të padrejtë në histori’.
Mijëra manifestues kanë zbritur në sheshin e ‘La Paz’ dje, për të kërkuar dorëheqjen e presidentes së re. Militantë të partisë së Morales, Mas, ‘ponchos rojos’ të El Alto dhe qytetarë të zakonshëm janë mbledhur në Plaza Murillo, teksa në pallatin presidencial betoheshin udhëheqësit e rinj.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb