Ish-presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Añez, u dënua me 10 vjet burg për kryerjen e një grushti shteti kundër paraardhësit të saj të krahut të majtë Evo Morales në vitin 2019.

Kjo u bë e ditur nga një gjykatë në La Paz.

Gjykata e Shkallës së Parë të kryeqytetit bolivian ka vendosur një “dënim” prej 10 vitesh burg për t’u vuajtur në burgun e grave në La Paz, tre muaj pas fillimit të gjyqit dhe 15 muaj pas vendosjes së ish-kreut të shtetit në paraburgim.

Añez, që është 54 vjeç, u dënua “për krime antikushtetuese dhe neglizhencë në detyrë”.

Ajo u gjykua për veprimet e saj si senatore, përpara se të merrte presidencën e përkohshme më 12 nëntor 2019. Kundërshtarët akuzuan Morales për mashtrim në zgjedhjet e tetorit të atij viti për të siguruar një mandat të katërt radhazi deri në vitin 2025.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb